MMJPH: 10 milionë euro nga Programi IPA 3 për Mjedisin Jetësor të destinuara për trajtimin e ndotjes së ajrit në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë

Sot në Manastir në prani të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe kryetarëve të komunave të Manastirit, Tetovës dhe Kumanovës, Konjanovski, Kasami dhe Dimitrievski, Shefi i Delegacionit Evropian në vendin tonë David Geer dhe Gianni Volpin nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) nënshkruan marrëveshje për zbatimin e projektit të BE-së për ajër të pastër.

МЖСПП: 10 милиони евра од ИПА 3 Програмата за животна средина наменети за справување со аерозагадувањето во Скопје, Битола, Тетово и Куманово Mjetet sigurohen përmes Programit për Mjedisin Jetësor të BE-së IPA 3, ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e qetë të aktiviteteve dhe arritjen e rezultateve të pritura.

Zbatimi do të bëhet nga UNOPS-i, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të aktiviteteve dhe palëve të interesuara dhe është bartëse e dialogut për politikat sektoriale.

_DSC1203 (1)Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori evropian Geer iu referua projektit dhe mbështetjes që BE-ja i jep vendit në rrugën drejt integrimit evropian, si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

“Këto 10 milionë euro janë të destinuara për përmirësimin e cilësisë së ajrit në katër qytete, Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë. Kjo përfshin bashkëpunimin praktik me Qeverinë dhe komunat përkatëse lokale, përfshin zbatimin e ngrohjes më ekologjike në 70 ndërtesa komunale, mbjelljen e 6000 fidanëve, instalimin e tre stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, sigurimin e gjashtë autobusëve ekologjikë në Shkup, si dhe mbështetjen për zgjerimin e ngrohjes qendrore në kryeqytet. Ky është vetëm një shembull tjetër se si ndihma e BE-së mund të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe të kontribuojë në një jetë të qëndrueshme moderne”, tha Geer.

“Ndotja e ajrit është një nga sfidat më të mëdha në mjedisin jetësor, veçanërisht në qendrat urbane, me pasoja të rënda shëndetësore dhe ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne duhet të veprojmë tani dhe të veprojmë së bashku për të tejkaluar këto sfida. Shpresoj që përmes këtij projekti bashkërisht të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit për qytetarët”, tha Gianni Volpin, përfaqësues i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit, UNOPS.

2EMinistrja Shukova theksoi se vitet e fundit ndërgjegjësimi për rëndësinë e mjedisit jetësor dhe përgjegjësinë e secilit individ, të institucioneve vendore, si dhe në menaxhimin e politikave ndërsektoriale është në një nivel gjithnjë e më të lartë. Ajo tha se vetëm me një qasje të tillë të përbashkët mund të zbatojmë me sukses politikat mjedisore dhe të arrijmë rezultate të dukshme. Pritshmëria e saj është që përvojat pozitive nga projekti të barten edhe në komunat tjera në vend.

Në këtë ngjarje fjalim kishin edhe kryetarët e tre qyteteve më të mëdha në vend që përfshihen në këtë projekt të cilët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe përfshirje maksimale në realizimin e këtij projekti kompleks, i cili do të zbatojë aktivitete në disa zona të zbuluara ndërhyrjeje.

Qëllimi kryesor i projektit “BE-ja për Ajër të pastër” është të arrijë “Përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet e mëdha në Maqedoninë e Veriut” përmes ndërhyrjeve në 70 sistemet e ngrohjes së ndërtesave publike që aktualisht djegin qymyr, dru dhe naftë të rëndë dhe duke i zëvendësuar ato me kaldaja me efikasitet me bazë gazi, kryesisht kopshtet, shkollat dhe spitalet, të cilat do të reduktojnë emetimet e CO2 dhe PM.

Ndërhyrja është plotësuese e “valës së rinovimit” sipas Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe do të mbështesë komunat përfituese, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si përdorues.

_DSC1061 (1)Do të ndërhyjë edhe në reduktimin e ndotjes së krijuar nga transporti publik. Përkatësisht, Shkupi ka zhvilluar një Plan Veprimi për një qytet të gjelbër për të identifikuar sfidat më urgjente mjedisore dhe për të zhvilluar investime të synuara dhe aktivitete politike për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Në kuadër të këtij plani, transporti njihet si një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit (20% e totalit) dhe është evidentuar nevoja për rinovimin e flotës ekzistuese, të vjetëruar të autobusëve. Projekti do të sigurojë 6 autobusë me emetim të ulët. Sipas vlerësimeve, si efekt i menjëhershëm i rinovimit të flotës së autobusëve, do të vërehet reduktim i ndjeshëm i grimcave PM, CO dhe NOx që vijnë nga transporti publik.

Gjithashtu, në kuadër të masave për t’iu përgjigjur ndotjes së ajrit, do të mbillen reth 6000 pemë, të cilat përveç efektit në reduktimin e sasisë së CO2 në atmosferë, do të mundësojnë thithjen e disa prej grimcave PM, duke kufizuar efektet e ishujve të nxehtësisë urbane dhe gjelbërimi i disa lokacioneve në qytete, siç janë brigjet e lumit Vardar, do ta bëjnë mjedisin shumë të këndshëm dhe më tërheqës për aktivitete rekreative.

Projekti parasheh sigurimin e parakushteve për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Shkup, pasi ngrohja e amvisërive është zbuluar si një nga fajtorët kryesorë të ndotjes së ajrit gjatë sezonit të ngrohjes dhe përbën së paku 32% të totalit të emetimeve të dëmshme.

PSX_20230726_132241Në këtë drejtim, IPA planifikon të financojë përgatitjen e një studimi të plotë fizibiliteti për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes qendrore. Kjo duhet të bëhet në lidhje të ngushtë me forcimin e Fondit të Efikasitetit Energjetik për të mbështetur rinovimin e amvisërive në mënyrë që të përshtaten lidhjet dhe të përmirësohet efikasiteti energjetik i shtëpive të tyre.

Gjithashtu, këto masa do të shoqërohen me një fushatë intensive dhe gjithëpërfshirëse për ndërgjegjësimin e publikut dhe informimin për përfitimet e ngrohjes qendrore.

Projekti do të zbatohet në një periudhë 3 vjeçare dhe ka një vlerë prej 10 milionë euro.