MMJPH do të punojë në planet e sigurisë së ujit në përputhje me Direktivën e BE për ujin e pijshëm

TAIEX_makraduli_1(16.07.2019) Sot, Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli hapi punëtorinë për: Planet për sigurimin e ujit të pijshëm nga Direktiva e Ujit të Pijshëm, që po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Qëllimi i punëtorisë është transferimi i përvojave për të forcuar kapacitetet administrative të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në lidhje me planet për sigurinë e ujit të pijshëm, mjetet për menaxhim më të mirë me cilësi dhe një qasje sistematike për përmirësimin dhe ruajtjen e sigurisë së ujit , si dhe mbi angazhimet aktuale dhe potenciale të ardhshme.

Ekspertët nga Italia dhe (Instituti Italian i Shëndetësisë) dhe Portugalia (Aguas de Portugal) i paraqitën elementët kryesorë për transpozimin e ndryshimeve më të fundit në Direktivën e Ujit të Pijshëm (DWD), duke theksuar rëndësinë e kushteve kombëtare.

Sipas zëvendësministrit Makraduli, rëndësia e punëtorisë është se përmbajtja ofron mbështetje për administratën publike në lidhje me përafrimin, realizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, lehtësimin e zbatimit të praktikave më të mira të Bashkimit Evropian dhe përpunon temat që theksohen në raportin e Komisionit Evropian si fushat në të cilat duhet të punohet më shumë.

-Jam i bindur se këto dy ditë do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave në fushën e menaxhimit të ujërave me theks të veçantë në njohuritë e aktiviteteve të vazhdueshme të zbatuara në institucione dhe ato që janë planifikuar në të ardhmen, dhe qëllimi transpozimin e plotë, por edhe zbatimin e legjislacionit evropian në fushën e ujit në vendin tonë “, theksoi Makraduli në fjalën e tij të hapjes, duke shtuar se zbatimi i projekteve të rëndësishme në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe hedhjen e ujërave të ndotura krijojnë kushte npër mbrojtje më të mirë të mjedisit dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve në vendin tonë.

Punëtoria organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor me mbështetjen financiare të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të Komisionit Evropian – TAIEX.