MMJPH: Takimi i ministrit Mexhiti me ambasadorin e Shqipërisë Meidani

Shkup, 3 korrik 2024 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mirëpriti Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, z.Denion Meidanin.

Në takimin e realizuar në ambientet e ministrisë, u diskutua rëndësia e lidhjeve të forta mes dy vendeve, të cilat shërbejnë si bazament i rëndësishëm për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Средба со алб. амбасадорU theksua se lidhjet historike dhe kulturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, janë shtylla kryesore mbi të cilat ndërtohen bashkëveprimet e mirëfillta. Marrëdhëniet e veçanta kanë qenë dhe do të mbeten një themel i qëndrueshëm për zhvillimin dhe përparimin e perbashkët si dy vende fqinje.

Ministri Mexhiti dhe Ambasadori Meidani sqaruan se do t’i thellojnë edhe më tej raportet fqinjësore e vëllazërore mes dy shteteve. Ky angazhim përfshin nxitjen e partneritetit në fusha të ndryshme, si turizmi, arsimi, ekonomia dhe kultura.

Synimi i këtij takimi ishte që nëpërmjet bashkëpunimit të krijohen mundësi të reja për të sjellur përfitime konkrete për dy vendet. Siguruan se nuk do të mungojë bashkërendimi i aktiviteteve për t’iu siguruar qytetarëve mirëqenie.