MMJPH: Dita informative për Programin Life për mbojtjen e mjedisit jetësor dhe aktivitetet klimatike, publiku i informuar për qasjen në fonde

- Jemi krenarë që jemi të parët në rajonin e kandidatëve dhe kandidatëve potencial që nënshkruajmë Marrëveshjen për pjesëmarrje në Programin e Bashkimit Evropian “LIFE”, që do të na sigurojë hapjen e mundësive të reja për të aplikuar për projekte që do të përmirësojnë mjedisin jetësor dhe do të kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Aktivitetet e mbështetura nga ky Program pritet të kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe të zvogëlojnë cenueshmërinë ndaj efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike. Të njëjtit do të restaurojnë dhe përmirësojnë cilësinë e mjedisit jetësor, përfshirë ajrin, ujin dhe tokën, si dhe do të ndikojnë në uljen e humbjes së biodiversitetit dhe degradimit të natyrës – tha ministrja Shukova në ditën e parë informuese për Programin LIFE, që u mbajt sot në ambientet e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

LIFE_ProgramaProgrami LIFE është i vetmi program i BE-së i dedikuar veçanërisht ndaj aktiviteteve për mjedisin jetësor dhe klimën dhe është një instrument financiar i BE-së që ka një rol kyç në mbështetjen e zbatimit të legjislacionit dhe politikave të Bashkimit Evropian në ato fusha. Me këtë synohet të lehtësojë tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme, qarkore, efikase ndaj energjisë dhe rezistente ndaj klimës, bazuar në burimet e rinovueshme të energjisë.

LIFE_Programa_1Marrëveshja për pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë Program është nënshkruar në korrik të vitit 2023, me një hark kohor nga vitit 2023 deri në vitin 2027, dhe për pjesëmarrjen në harkun kohor të caktuar, MMJPH ka dhënë kontributin e duhur financiar për shfrytëzimin e këtij programi për çdo vit.

LIFE_Programa_2Dita informative për Programin LIFE mundësoi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira dhe fillimin e partneriteteve dhe aktiviteteve për t’u marrë me disa nga kërcënimet më urgjente mjedisore të njohura nën termin “Kriza e Trefishtë Planetare” dhe u shpjeguan edhe rregullat e aplikimit për projektet LIFE të BE-së.