MMJPH: Pagesa e plotë e kontributit kombëtar për vitin 2023 për pjesëmarrje në Programin “LIFE”

Kjo mundëson aplikim pa pengesë

Ju njoftojmë se në përputhje me obligimet e marrëveshjes për anëtarësim në Programin e BE-së LIFE, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë pagesën e plotë të kontributit kombëtar për vitin 2023 për pjesëmarrje në Program.

Kjo mundëson zbatimin pa probleme të projekteve në fushën e natyrës dhe biodiversitetit, ekonomisë qarkore dhe cilësisë së jetës, zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes, tranzicionit në energji të pastër nga subjekte të ndryshme juridike në përputhje me kushtet e përcaktuara në thirrjet publike. Thirrjet publike janë të disponueshme në ueb faqen e Komisionit Evropian në përputhje me Programin shumëvjeçar të punës për Programin LIFE (2021-2024) në linkun vijues: https://shorturl.at/awGLS