MMJPH: Të mos përhapen dezinformata për Çebrenin

Procedura e tenderit për dhënien me koncesion të HCE Çebren, i cili është një projekt infrastrukturor me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin, është ende në vazhdim. Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kërkon nga publiku dhe mediumet që të mos përhapin dezinformata dhe të mos përcjellin deklarata të gabuara lidhur me këtë proces, nga aspekti teknik, juridik apo financiar.

Pas përfundimit të procesit, publiku do të informohet në kohën e duhur.