Aleanca Ndërkombëtare Diellore mobilizon investimet në energjinë diellore në nivel global

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Indisë, shkelqësia e tij, Sanjay Rana.

Sredba_Shukova_Ambasador_IndijaNë takim, ambasadori Rana i përcolli ministres Shukova ftesën e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ndryshimeve Klimatike të Indisë, Bhupender Yadav, për të marrë pjesë në një takim online të ministrave të mjedisit në kuadër të Samitit të Zërit të Jugut Global, i cili do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Në këtë samit do të prezantohen konkluzionet e Samitit G20, i cili tashmë është mbajtur në shtator të këtij viti në Nju Delhi të Indisë, të cilat kanë të bëjnë me fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.

Sredba_Shukova_Ambasador_Indija_1Gjithashtu u diskutua për mundësitë e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën Ndërkombëtare Diellore, bazë e së cilës është Deklarata e Parisit për Aleancën Ndërkombëtare Diellore e miratuar në nëntor të vitit 2015 në UNFCCC COP 21. Në këtë aleancë janë anëtarë 94 vende, duke përfshirë edhe vende të BE-së siç janë Gjermania, Holanda, Italia, Greqia, dhe është në partneritet me organizata ndërkombëtare si Banka Evropiane e Investimeve, UNEP, UNIDO dhe të tjera.

Sredba_Shukova_Ambasador_Indija_2Selia është në Indi dhe Qeveria e Indisë ka kontribuar deri më tani me 28 milionë dollarë në infrastrukturë dhe korpus bazë për organizatën. Qëllimi kryesor i kësaj platforme bashkëpunuese është të mobilizojë mbi 1 trilion dollarë nga qeveria amerikane për investime diellore deri në vitin 2030.