Takimi koordinativ me kryetarët e Rajonit Planor të Pollogut

Координативна средба со градоначалниците  од Полошкиот плански регионMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot ka mbajtur takim koordinativ me kryetarët e komunave të rajonit planor të Pollogut.Sipas tij, planifikimi hapësinor është planifikim i së ardhmes dhe është tipar thelbësor i shoqërisë së qytetëruar dhe pasqyrim i urtësisë më të lartë. Në atë drejtim, rolin më të rëndësishëm e ka planifikimi hapësinor i realizuar përmes Planit Kombëtar Hapësinor, si dokumenti më i lartë strategjik planor.

- Detyra jonë është të krijojmë një Plan Hapësinor modern, i cili do t’i plotësojë kushtet dhe nevojat moderne dhe i cili do të jetë një vizion se si e imagjinojmë të ardhmen e vendit tonë në planin afatgjatë. Në procesin e përgatitjes së Planit të ri Hapësinor, ne kemi përfshirë tetë rajonet planifikuese, zhvillimore në vend, të cilat na ofrojnë lidhje me të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale – tha ministri Nuredini.

Secili prej rajoneve individuale të planifikimit karakterizohet nga potenciale dhe vlera të veçanta.

- Shpallja e Parkut Kombëtar Mali Sharr, si një nga katër parqet kombëtare në vend, thekson rëndësinë e Rajonit të Pollogut dhe specifikat që ai posedon. Menaxhimi i duhur i këtyre burimeve, si dhe fakti që rajoni i Pollogut është ndër më të dendurit në vend, thekson rëndësinë e vendimmarrjes së planifikuar për zgjidhjen e problemeve aktuale, plotësimin e nevojave dhe aktiviteteve të ardhshme”, shtoi ministri.