Konferenca për rehabilitimin e tokës dhe ujërave mundëson shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve, institucioneve dhe ekspertëve

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mbajti fjalim në Konferencën për rehabilitimin e tokës dhe ujërave, qëllimi i së cilës është rrjetëzimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet shteteve, institucioneve dhe ekspertëve.

Zamenik minister_IMPEL

- Kjo konferencë ofron një mundësi për një dialog të hapur ndërmjet ekspertëve dhe inspektimeve mjedisore dhe na lejon të arrijmë një bashkëpunim të frytshëm për tejkalimin e problemeve dhe përballimin më efektiv të sfidave të ardhshme në këtë fushë, sepse një mjedis i shëndetshëm është thelbësor për mbijetesën e planetit, sidomos sot, kur përballemi me ndryshimet klimatike, përmbytjet shkatërruese, tërmetet, zjarret në pyje, erozionin, shkretëtirëzimin, mungesën e ushqimit dhe ndotjen e të gjitha mediumeve mjedisore, veçanërisht tokës, ujit dhe ajrit – theksoi Oxhaklieska.Zamenik minister_IMPEL_2

Në këtë ngjarje u prezantua situata me tokën dhe ujin në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë ekspertë të universiteteve evropiane dhe maqedonase, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.Zamenik minister_IMPEL_4

Konferenca organizohet nga Rrjeti Evropian i Inspektorateve Mjedisore “IMPEL” në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, i cili si anëtar i tyre me të drejta të plota, ka 17 vjet që merr pjesë active në aktivitetet e rrjetit.