Me propozim të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë vonë, me shumicë votash, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi Kaja Shukovën për ministre e cila do të udhëheqë Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.![rekonstrukcija na Vladata na RSM](https://www.moepp.gov.mk/wp-content/uploads/2023/03/rekonstrukcija-na-Vladata-na-RSM.jpg)
![rekonstrukcija na Vladata na RSM](https://www.moepp.gov.mk/wp-content/uploads/2023/03/rekonstrukcija-na-Vladata-na-RSM.jpg)
Ministrja e re Shukova ka dy dekada e gjysmë në sektorin e mjedisit jetësor, ishte udhëheqëse e Sektorit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Investime, ndërsa nga tetori i vitit 2020 kryente funksionin e Sekretares Shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Shukova ka lindur më 01.01.1970, është inxhiniere e diplomuar – Teknologe e Teknologjisë Ushqimore, Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik në UKIM, Shkup.
Me emërimin e saj, sektori i mjedisit jetësor drejtohet për herë të parë nga një grua.