Informacion lidhur me kursin online për Akademinë e BE-së për Mjedisin Jetësor

Të nderuar,

Ju informojmë se në periudhën e ardhshme Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit në bashkëpunim me Institutin Evropian të Administratës Publike (EIPA) do të organizojë sërish një kurs online për Akademinë e BE-së për Mjedisin Jetësor.

Akademia e BE-së për Mjedisin Jetësor mbulon tema që lidhen me procesin e integrimit në BE për Kapitullin 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike.

Afati i fundit i aplikimit është 7 Prill 2024.

Më shumë informata rreth periudhës së mbajtjes së kursit, përmbajtjes, strukturës dhe procesit të aplikimit mund të gjeni në linkun vijues: https://www.naturvardsverket.se/en/EUacademy