Informacion për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: Krijimi i një sistemi të integruar dhe financiarisht të vetë-qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimit, për nevojat e investitorit Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në pajtim me nenin 90 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009, 48/2010, 124/2010, 51/2011, 123/2012, 93/2013,187/2013, 42/2014, 44/2015, 129/2015,192/2015, 39/2016, 99/2018 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 89/2022dhe171/2022) njofton publikun e interesuar se investitori, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me seli në Sheshin Shën Maria nr. 3, Shkup – Sektori për zhvillimtë qëndrueshëmdhe investime, dorëzoi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: Krijimi i një sistemi të integruar dhe financiarisht të vetë-qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në rajonet e Pellagonisë dhe Jugperëndimit.

Studimi është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me seli në Sheshin Shën Maria nr. 3, Shkup në ueb faqen e ministrisëwww.moepp.gov.mkdhe nëinfoeko@moepp.gov.mk,dhe në ambientet e Komunës së Novacit.

Debati publik mbi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Krijimi i një sistemi të integruar dhe të vetë-qëndrueshëm financiarisht për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimit do të mbahet më 31.10.2023 година(e martë) në ambientet e komunës Novacime fillim në ora 12:00.