Informacion mbi vlerat e PM 10 në Kërçovë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se vlerat e larta të grimcave të pezulluara PM 10 që u shfaqën pak më parë në pikën e matjes në Kërçovë janë rezultat i stabilizimit të instrumentit matës pas një ndërprerje të energjisë në Stacionin lokal të Monitorimit Automatik për cilësinë e ajrit të ambientit, në periudhën nga 15:00 deri në 19:00.  Pati një ndërprerje në matjet e të gjithë parametrave të cilësisë së ajrit, përfshirë matjet e përqendrimit të grimcave PM 10.  Pas arrdhjes së energjisë elektrike, instrumentet matëse rifilluan dhe vlerat e larta të përqendrimeve të matura të grimcave të pezulluara PM ndodhën për shkak të procesit të stabilizimit të instrumentit pas ri-funksionimit të tij dhe janë të pavlefshme.