Informatë mbi aktivitetet dhe progresin në procesin e rehabilitimit të vendndodhjes së deponisë së vogël në rrethin e OHIS-it

Në periudhën nga shënimi zyrtar i fillimit të punimeve në terren në mesin e korrikut të vitit 2021 deri më 25.11.2021 janë realizuar aktivitetet vijuese:

-        Pas fillimit të aktiviteteve fillestare në periudhën e verës (vendosja e gardhit mbrojtës, pastrimi i terrenit për shkak të manovrimit më të lehtë të fushës përreth deponisë dhe përreth tendës së ardhshme) në rrethin e OHIS-it në afërsi të vendndodhjes së deponisë ka rënë zjarr për shkak të të cilit janë ndërprerë të gjitha aktivitetet, me qëllim që të përfundohen hetimet për shkaqet e zjarrit pa u penguar.

-        Në fund të muajit gusht dhe gjatë muajit shtator vazhduan punimet intensive për përgatitjen e terrenit për vendosjen e tendës që duhet të vendoset për mbrojtjen e rrethinës nga emetimet e padëshiruara dhe përhapja e kontaminimit me presion negativ të vendosur shtesë që do të minimalizojë çlirimin e grimcave të imta të pluhurit nga vendi i gërmimit të materialit të kontaminuar nga deponija.

-        Gjatë përgatitjeve për gërmim, për vendosjen e themeleve për tendën, u konstatua se dimensionet e llogorit për themelet, dimensionet e themeleve, si dhe madhësia totale e strukturës metalike për tendën për shkak të dimensioneve të saj (~ 3000 m2) dhe peshën e strukturës metalike dhe natyrës / forca e tokës në vend duhet të rishikohet.

-        Për këto arsye është dashur të kryhen konsultime shtesë me ministrinë kompetente të Transportit dhe Lidhjeve, një grup ekspertësh nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe konsulentët për statikë dhe sizmikë.

-        Pas kësaj periudhe të konsultimeve, e cila fillimisht nuk ishte e planifikuar dhe zgjati më shumë se dy javë, nga autoritetet kompetente dhe ekspertët është marrë një mendim pozitiv për dimensionet e llogorit të gërmuar për themelet, si dhe llojin e ndërtimit dhe mënyrën e vendosjes së tij.

-        Në të njëjtën periudhë me qëllim shfrytëzimin e kohës, u organizua në trajnim fillestar mbi parimet dhe procedurat e mbikëqyrjes, nga shoqëria mbikëqyrëse TAUW së bashku me partnerët e tyre vendas. Në të njëjtin mision, filloi puna e një gërmimi provues dhe u morën mostra në disa pozicione nga llogori i planifikuar për themelet.

-        Gjatë këtij gërmimi provues, për shkak të dyshimit se ekziston një material i kontaminuar në fushën ku duhet të vendosen themelet, u konstatua prania e një pluhuri të bardhë, e cila edhe pse ndodhet larg deponisë, dyshohej se ishte HCH, janë marrë mostra. Për këto arsye, mostrat e marra u dërguan në Institutin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore me qëllim që të konstatohet përbërja kimike e tyre. Kjo ishte një nga arsyet për zgjatjen e aktiviteteve.  Të njëjtit ekzemplarë u dërguan për analiza shtesë në laboratorinë çeke ALS për të konfirmuar saktësinë e rrjedhës së rezultateve. Pas kontrollit të dyfishtë dhe verifikimit zyrtar të rezultave, u përcaktua protokoll për ndarjen e tokës në kategori të ndryshme, nëse ka prani të pluhurit të bardhë dhe prani të kontaminimit në disa nga pikat e marrjes së mostrave.

-        Gërmimi i themeleve tashmë ka filluar, pas përfundimit të kontrolleve shtesë që ishin të nevojshme para fillimit.

-        Në përputhje me këtë protokoll dhe të gjitha rregullat e sigurisë toka e gërmuar ruhet dhe ripaketohet.

-        Vendosja e tendës do të bëhet pas përfundimit të punimeve të gërmimit të theneleve dhe vendosjes së strukturës metalike.

-         Aktivitetet e planifikuara për periudhën deri më 11 dhjetor 2021:

Do të vendosen spiranca në llogorin jugorë të δ-deponisë dhe i njëjti do të betonohet;

Do të vendosen spiranca në një nga llogoret anësore të δ-deponisë (në lindje ose në perëndim) dhe i njëjti do të betonohet;

Do të gërmohet llogori verior duke forcuar njëkohësisht murin e deponisë së madhe duke vendosur armaturë metalike dhe betonim.

-        Kontraktori Polyeco është i detyruar të dorëzojë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor raporte të rregullta ditore dhe javore për punën e kryer, të mbështetur me fotodokumentacion. (në shtojcë është një pjesë e fotodokumentacionit me përshkrim teknik).

-        Polyeco është në komunikim të vazhdueshëm me ekipin projektues të zyrës së NOQ-ve, grupin punues të MMJPH-së, partnerët lokalë përgjegjës për mbikëqyrjen e punës në terren. Gjithashtu, me punën në terren janë njohur dhe inspektoratet kompetente siç janë Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, si dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

Përkundër zvarritjes së punimeve përgatitore, Polyeco është i bindur se pas vendosjes së tendës punimet për gërmimin e deponisë do të zhvillohen më shpejtë, dhe për këtë arsye pret që të mos ketë vonesa shtesë. Duke qenë se bëhet fjalë për një material jashtëzakonisht specifik dhe i kontaminuar, kujdesi dhe siguria duhet të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm, ndaj e gjithë puna përgatitore kryhet me kujdes të jashtëzakonshëm, ndoshta në dëm të kohës, por sigurisht në dobi të sigurisë.

 Pasqyra e  raporteve javore për aktivitetet e deponisë së vogël në OHIS (deri më 25.11.2-21)