Mbeturinat organike industriale, lëndë e parë me potencial të madh për marrjen e energjisë

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe ministri Ljupço Nikolov zhvilluan një takim pune me kryetarin e Shoqërisë së qendrave të Biogazit, Nikola Derevanov, përfaqësuesit e projektit IME të Ambasadës Zvicerane dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, të cilët u interesuan për obligimet ligjore për menaxhimin e mbeturinave organike industriale në vend.

9Ministrja Shukova informoi se kjo çështje është e rregulluar qartë në legjislacion dhe se është obligim i industrisë që të menaxhojë në mënyrë adekuate mbeturinat industriale.

3Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Shoqërisë shprehën mendimet e tyre se ky lloj i mbeturinave, i cili aktualisht është një kërcënim serioz për mjedisin jetësor, pasi që nuk menaxhohet në përputhje me ligjin, mund të jetë një lëndë e parë e dobishme me potencial të madh për marrjen e energjisë.

6Për këtë arsye, përdorimi i tij paraqet mundësi të jashtëzakonshme për përfitime të shumëfishta për të gjitha palët e interesuara, dhe në të njëjtën kohë redukton emetimet e gazeve serrë, gjë që ndikon në reduktimin e ndryshimeve klimatike.

5