Raport mbi inspektimet e jashtëzakonshme në Çimentoren Usje

Për shkak të tejkalimit të pragut të alarmimit për cilësinë e ajrit të ambientit në Shkup, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Inspektoratin e Mjedisit nga Qyteti i Shkupit, me datë 30.12.2022 ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Çimentoren Usje, gjatë të cilit janë kërkuar raporte për matjet nga dy shkarkimet nga furrat 3 dhe 4 për datat 28-29.12.2022.

Po ashtu, inspektim i jashtëzakonshëm më datë 03.01.2023 dhe 04.01.2023 është bërë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Inspektoratin e Mjedisit të Qytetit të Shkupit dhe një laborator të akredituar, i cili ka bërë matjen e emetimit të gazrave dhe pluhurit nga oxhaqet e dy furra klinkeri. Më datë 04.01.2023 janë bërë matje të shkarkimeve të gazit nga oxhaku i kaldajës me avull me fuqi 4.2 MW që përdor si lëndë djegëse naftë.

Pas marrjes së rezultateve të matjeve të laboratorit të akredituar, më 11 janar 2023, u konstatua se parametrat e matur të dy furrave për NOx, SO2 dhe pluhur janë brenda përqendrimeve maksimale të lejuara sipas lejes mjedisore të integruar A. Emetimet nga dhomat e kaldajave për ngrohje që përdor naftë, tregojnë tejkalim të NOx dhe arrijnë në 711.9 mg/Nm3.

Në vazhdim janë bashkangjitur dokumentet zyrtare nga inspektimi:

Извештаи од вонредни надзори УСЈЕ