Njoftim

Më 18 gusht 2023, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikoi njoftimin për dhënien e provimeve profesionale për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), në të cilin përcaktoheshin datat për dhënien e pjesës së parë dhe të dytë të provimeve.
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë dhënë pjesën e parë të provimeve profesionale të VSM-së dhe VNM-së, se për arsye teknike, pjesa e dytë e provimit shtyhet dhe në vend të dates 25 shtator, do të mbahet më datë 02.10.2023 (e hënë).

- nga ora 13:30 deri në 15:30 provimi për VNM dhe

- nga ora 15:30 deri në ora 17:30 provimi për VSM.