Izairi: Çdo drunj i mbjellë donë të thotë një pastrues i ri i ajrit

4

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, u kyçën në aksionin „Dita e drurit –mbjelle ardhmërinë tënde“ me mbjelljen e fidaneve në vendin e quajtur Badem, në afërsi të liqenit të Dibrës.

Duke e përshëndetur aksionin ekologjik “ Dita e Drurit”, që zbatohet nëpër gjithë shtetin dhe i cili nga viti në vit fiton përmbajtje dhe dimensione të reja, ministri Izairi theksoi se çdo drunj i mbjellë donë të thotë një pastrues i ri i ajrit  dhe apeloi që të vazhdohet me mbjellje masive sistematike të fidaneve, si njëra ndër mënyrat më efektive që të arrihet deri te qëllimi i dëshiruar – një mjedis jetësor i shëndosh dhe i pastër.

- Veçanërisht më gëzon fakti që ky aksion i vjeshtës është në shenjën e ballafaqimit me ndryshimet klimatike – potencoi me këtë rast ministri  Izairi.

Në rajonin e k. së Dibrës u mbollën 15.000 fidane në territorin prej pesë hektarësh, ndërsa në këtë aksion u kyçën administrata e komunës, NPK “Standard”, njësia e zjarrfikësve nga Dibra, nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme “Zdravko Çoçkovski”- organizatat joqeveritare, si dhe më shumë se dhjetëra qytetarë dhe vullnetarë.