Izairi: Nevojiten reforma në sistemin e menaxhimit me mbeturinat

IMG_0416[1](10.09.2015) – Me qëllim që të mundësohet një mjedis i shëndosh jetësor dhe një gjeneratë e shëndosh nevojitet vendosja e reformave në sistemin e menaxhimit me mbeturina. Realizimi i projekteve për të cilat sot diskutojmë është vetëm një nga veglat në një varg ndryshimesh të cilat vijojnë – theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në mbledhjen e punës me kryetarët e komunave të rajonit planor të Lindjes dhe Verilndjes, në të cilin u diskutua për dy projekte të financuara në kuadër të IPA programit: “Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe të tenderit për mbylljen e deponive të egra në rajonin e Lindjes dhe Verilindjes” dhe “Përgatitja e specifikimeve teknike për furnizimin e pajisjeve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në rajonin e Lindjes dhe Verilindjes”.

Në lidhje me projektin e parë të lartëpërmendur deri më tani është bërë vlerësimi i gjendjes ekzistuese i deponive joadekuate dhe joligjore në këto rajone. Në bazë të këtij vlerësimi, në mbledhje palët e tanguara hapën diskutim për mbylljen, rehabilitimin, mirëmbajtjen e deponive joadekuate dhe jolegale në rajonin e Lindjes dhe Verilindjes në Republikën e Maqedonisë.

Përgatitja, e specifikimeve teknike për furnizimin e pajisjes për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në rajonin e Lindjes dhe Verilindjes, është në rrjedhë dhe planifikohet të realizohet në vitin 2016.

Sipas dinamikës së paraparë, komunat në këto rajone deri në fund të shtatorit 2015 duhet të marin vendime për mënjanimin e përkohshëm të mbeturinave komunale, të cilat do të jenë në fuqi deri në ndërtimin e deponive të reja. Një pjesë e komunave duhet të sjellin vendime për pranimin e mbeturinave komunale nga komunat tjera në deponitë e tyre, ndërsa këshillat e tjera të komunave duhet ta miratojnë mënjanimin e mbeturinave në deponitë të cilat janë jashtë zonave të tyre.

Për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizimi i sukseshëm i këtij projekti është kusht për ndërrmarjen e hapave të mëtejshme dhe sigurimin e mjeteve për realizimin e një sistemi të integruar për menaxhimin me mbeturinat në këto dy rajone.