Për qytetin e Shkupit, Kërçovës, Kavadarit dhe Strumicës hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra

Të nderuar,

Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufi në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufi, kufijtë e tolerancës për vlerat kufi, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 μg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër dhe Lisicë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.

Për shkak të problemeve me sistemet e rrjetit në MMJPH dhe instalimit të pajisjeve të reja serverike, të dhënat nga lokacionet matëse: Tetovë dhe Gjevgjeli nuk janë në dispozicion.

Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

 

Shkup – Qendër Lisicë Kërçovë Kavadar Strumicë
22.12.2022 160.34 189.94 178.04 155.28 188.51
23.12.2022 248.51 259.01 171.13 154.80 244.12

*përqendrimet shprehen në μg/m3

 

Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, zyra për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik dhe komunat përkatëse për episodin e ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Shkupit, Kërçovës, Kavadarit dhe Strumicës, rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmit hyjnë në fuqi.

Njoftim për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara në madhësi deri në 10 mikrometra