MBROHU NGA ZJARRET E PYJEVE

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor mbështet fushatën për reduktimin e kërcënimeve nga zjarret që do të mbahen nga 15 korriku deri më 15 gusht këtë vit në të gjithë territorin e Republikës, të organizuar nga Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin (DMSH), me mbështetjen e EVN.

Poster_alb_zastita od pozari

Qëllimi i kësaj fushate është të veprojë në mënyrë preventive dhe edukative duke rritur ndërgjegjësimin e popullsisë për të gjitha rreziqet e mundshme që zjarret mbajnë si një katastrofë, sepse po hyjmë në një periudhë kritike të vitit për përhapjen e zjarreve në hapësirë të hapur. Fushata do të realizohet nëpërmjet edukimit të popullsisë për zvogëlimin e kërcënimeve nga zjarri me ndihmën e një manuali arsimor dhe posterave me hapa mbrojtës në rast të zjarreve në pyje.

Le t’i përcjellim udhëzimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për sjellje të ndërgjegjshme në natyrë dhe për të mbrojtur pasurinë tonë të gjelbër.