Zëvendësministri Makraduli në Konferencën botërore për shërbimet e ekosistemit në Hanover, Gjermani

Makraduli_Hanover_2(22.10.2019) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, po merr pjesë në konferencën botërore për shërbimet e ekosistemit, e cila mbahet në Hanover, Gjermani nga 21 deri në 25 Tetor.

Në kuadër të konferencës, zëvendësministri Makraduli u takua me drejtoren e Drejtorisë së përgjithshme për mbrojtjen e natyrës dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të Ministrisë federale gjermane të mjedisit, mbrojtjes së natyrës dhe sigurisë bërthamore, Kristiane Paulus.

Me këtë rast, Paulus përshëndeti progresin që vendi ynë po bën në aplikimin e konceptit të shërbimeve ekosistemike në nivelin kombëtar dhe gjatë takimit të dy palët shkëmbyen përvojat mbi zbatimin e konceptit dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Gjithashtu të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të nivelit të ekspertëve nën patronazhin e Ministrisë federale të mjedisit, mbrojtjes së natyrës dhe sigurisë bërthamore që do të ndihmojë në zbatimin e konceptit të shërbimeve të ekosistemit në nivelin institucional, ndërsa u bisedua edhe për aplikimin e mekanizmit të pagesës për shërbimet e ekosistemit.

Në takim, Makraduli dhe Paulus diskutuan gjithashtu edhe për Natura2000, si një komponent jashtëzakonisht i rëndësishëm për harmonizimin e legjislacionitevropian në fushën e mbrojtjes së natyrës.