Zëvendësministrja Oxhaklieska në takim me kryetarin e komunës së Bogdancit

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, realizoi takim pune me kryetarin e komunës së Bogdancit Bllazhe Shapov, ku u bisedua për gjendjen e mjedisit jetësor në komunë dhe thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

zamenik_Odzaklieska

Kryetari i komunës Shapov informoi se komuna e Bogdancit po ndjek rekomandimet e Ministrisë për forcimin e kapaciteteve administrative dhe zbatimin e obligimeve ligjore për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Komuna ka bërë një analizë funksionale dhe sistematizimin e ri të vendeve të punës, ku përfshihen Departamenti i punëve komunale dhe mjedisit jetësor, këshilltari i mjedisit jetësor dhe inspektori i ri i autorizuar i mjedisit jetësor.

Zëvendësministrja theksoi se edhe këtë vit Ministria do të vazhdojë të mbajë trajnime për tema të ndryshme nga fusha e mjedisit jetësor, të cilat janë në interes të njësive të vetëqeverisjes lokale për zbatimin e duhur të legjislacionit në këtë fushë.