Zëvendësministrja Oxhaklieska në punëtorinë për projektin “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”

- Problemi i kahershëm i menaxhimit të mbeturinave në vend kërkon mbështetje të fortë nga organet më të larta qeveritare. Hulumtimi i të gjitha burimeve të disponueshme për financimin e investimeve të shtrenjta në menaxhimin e mbeturinave duhet dhe do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – tha zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska në punëtorinë që në kuadër të projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave në nivel lokal”, u mbajt sot në Ohër.

Заменик министерката Оџаклиеска на работилницата за проектот “Одржливо управување

Në këtë ngjarje morën pjesë drejtori për bashkëpunim zhvillimor në Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Mikael Aterhog, zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Zoran Dimitrovski, kryetarë komunash dhe përfaqësues të komunave të rajonit të  Rajonit Jugperëndimor dhe Pellagonisë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, përfaqësues nga Qendrat për zhvillim rajonal, si dhe nga BNJVL.

IMG_20220525_183602

Zëvendësministrja Oxhaklieska, duke theksuar se gjendja me menaxhimin e mbeturinave mund të tejkalohet vetëm përmes aktiviteteve të koordinuara në nivel qendror dhe lokal, në fjalimin e saj hyrës shtoi:

- Krijimi i një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave do të mundësojë kontroll më të mirë të aktiviteteve të menaxhimit të mbeturinave duke reduktuar sasinë e mbeturinave që hidhen në deponi dhe sigurisht nëpërmjet riciklimit, përdorimin e shumëfishtë të mbeturinave si lëndë e parë. Kjo krijon mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës të gjelbra në industrinë e mbeturinave dhe gjithsesi sigurimin e rritjes ekonomike. Kjo është  udhërrëfyes për kalimin nga një ekonomi njëkahëshe në një ekonomi qarkore.

IMG_20220525_183640

Projekti, me iniciativë të Asociacionit Suedez të Komunave dhe Rajoneve (SALAR) dhe me mbështetje financiare nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, do të zbatohet në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2026.

IMG-2a4f318ae9c1adc77ac69fda7e7e2657-V

Fokusi kryesor i projektit është përmirësimi dhe koordinimi i aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal në interes të krijimit të një sistemi të menaxhimit të mbeturinave dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në vend.