Gratë diplomate dhe vendimmarrëse në Qeveri në një turne promovues-informativ në Maleshevë

Me ftesë të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë dhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kanë vizituar zonën e saposhpallur të mbrojtur të Maleshevës.

1Turneu i grave filloi me një vizitë në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në fshatin Negrevë, e cila nga një objekt i vjetër shkollor me mbështetjen e Programit për Ruajtjen e Natyrës është transformuar në një objekt modern me një sërë aktivitetesh edukative ndërvepruese që synojnë ruajtjen e natyrës në rajonin e Bregalnicës përmes edukimit dhe ngritjes së ndërgjegjësimit dhe promovimit të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

2“Qendra edukative mbi të gjitha do të ndihmojmë fëmijët tanë që të kuptojnë se sa e rëndësishme lshtë natyra dhe se si mjedisi jetësor është i lidhur me sektorët e tjerë ekonomik”, tha ministrja Shukova nga Negreva, duke thënë se ne duam ta shohim vendin tonë të zhvilluar ekonomikisht, por në mënyrë paralele me një mjedis të ruajtur dhe vlera të ruajtura natyrore.

“Zvicra ka më shumë se 10 vjet e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal dhe promovimin e agroturizmit. Arritjet më të mëdha në zonën e mbrojtur të Maleshevës u arritën falë partneritetit të fortë ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, koordinatorit Farmachen, Shoqatës Ekologjike Maqedonase, institucioneve vendore dhe popullatës duke krijuar një gatishmëri të përbashkët për ndryshim”, tha ambasadorja e Zvicrës Veronique Hulmann, duke mirëpritur iniciativën e ministres Shukova.

5Në vetë lokacionin, prodhuesit vendas prezantuan produktet e tyre tradicionale, me të cilat dallohet edhe kjo zonë, duke hapur kështu mundësi të reja për zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale.

4Ngjarja organizohen në bashkëpunim me MMJPH-në dhe Programin Zvicerian për Ruajtjen e Natyrës, në të cilin Farmachem është koordinator kryesor, ndërsa Shoqata Ekologjike Maqedonase është partner zbatues.

3Në kuadër të ngjarjes, pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë dhe shijojnë bukurinë e ujëvarave të Crn Dol-it, pas së cilës ata vizituan zonën e piknikut, i rregulluar për një piknik të sigurt tradicional që nuk do të shkaktojë degradim të natyrës.

6NP Pyjet Kombëtare, filiali i Pehçevës, kantina e verës Tikvesh dhe Birraria Shkup gjithashtu ofruan mbështetjet me produktet e tyre, dhe ekipi i konsulentëve të kuzhinës FJ ofroi një përvojë të vërtetë gustatory me ushqimet lokale.