Sekretari shtetëror pranë MMJPH z-nj. Sonja Lepitkova, i vizitoi fëmijët të cilët janë në rehabilitim në Pelister

(01.09.2015) Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dr. Sonja Lepitkova sot, i vizitoi fëmijët të cilët janë dërguar në rehabilitim klimatik në parkun kombëtarë Pelister.

Mjetet për rehabilitimin shtatëditor të fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e sistemit respirator, i siguroi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky aktivitet po realizohet në pajtim me Programin e Ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa është nën organizimin e Shoqatës së prindërve për kujdesjen e një brezi të shëndetshëm nga Velesi.