Qytetarët nga Labunishta me kërkesëtek institucionet për mbylljen e guroreve

(26.07.2019)Sekretarjaeshtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, u takua me përfaqësuesit e Iniciativës për ndërprerjen e punës së guroreve në rrethinën e fshatrave Labunishtë, Podgorci dhe Oktisi. Banorët u interesuanpër mënyrat e mundshme të ndërprerjes së kontratave të koncesionit për shfrytëzimin e gurit dhe për të parandaluar hapjen e një guroreje të re në shpatet e Jablanicës – Parkut të ardhshëm kombëtar dhe një pjesë të rrjetit Natura 2000. Pronari i gurores së re ka kryer prerjen e pemëve në një sipërfaqe të madhe, ka hapur rrugën e hyrjes në mal dhe ka instaluar makineri të rënda ndërtimi në një natyrë të paprekur, ndërsa ende nuk ka siguruar leje të integruar “B”. Megjithatë, 6 guroret ekzistuese punojnë pranë vendbanimeve dhe lëshojnë pluhur, zhurmë dhe dridhje që kanë një efekt të dëmshëm në shëndetin e popullatës

Petrovska i drejtoi përfaqësuesit e Iniciativës për të kontrolluar nëse kanë kaluar dy vjet pasi që është nënshkruar kontrata për koncesion për shfrytëzim të guroressë re dhe nëse kjo periudhë ka mbaruar, të shfrytëzohetmundësia ligjore që Ministria e Ekonomisë në mënyrë të njëanshme ta ndërpresë marrëveshjen. Për guroret ekzistuese, është e nevojshme të kontrollohet nëse koncesionarët veprojnë në përputhje me lejet e integruara “B”, përmes kryerjes së kontrolleve të inspektimit. Nëse janë gjetur devijime, është e nevojshme të pezullohet puna e guroreve.

Megjithëse Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë në pjesën e koncesioneve, Petrovska është zotuar të mbështesë iniciativën e qytetarëve në interes të mbrojtjes së natyrës dhe shëndetit të qytetarëve.