Takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe OKB-së

Втор состанок на Заедничкиот управен комитет за Рамка за соработка за одржлив рTakimi i dytë i Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe OKB-së

 

Në takimin e dytë të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Zbatimin e Kornizës së Re për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve kombëtare për periudhën 2021-2025, që u mbajt sot, u prezantuan rezultatet e zbatimit të Kornizës në vitin 2021, së bashku me planin e përbashkët të punës për vitin 2022 dhe Strategjinë për mobilizimin e burimeve dhe partneritetit, u shqyrtua Draft-Raporti Vjetor për rezultatet e arritura në vitin 2021 e në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për harmonizimin e prioriteteve dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së veprimeve të përbashkëta, si dhe forcimin e mobilizimit të përbashkët të burimeve.

 

Duke thekësuar se në periudhën 2021 – 2025, pritjet tona nga organet e Kombeve të Bashkuara janë në drejtim të kontributit të vazhdueshëm për një mjedis të shëndetshëm, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska në fjalimin e saj fokusin e ktheu tek ndryshimet klimatike, si qëllim i veçantë i zhvillimit të qëndrueshëm dhe miratimit të Kontributit të Rishikuar të Përcaktuar Kombëtar në Marrëveshjen e Parisit, Raporti i Tretë Dyvjeçar i Ndryshimeve Klimatike dhe Strategjisë Afatgjatë të Veprimit Klimatik dhe Planit të Veprimit të gushtit 2021 me të cilin vendi ynë vendosi synime afatmesme dhe afatgjata për reduktimin e emetimeve të gazrave serë  dhe përshtatjen e sektorëve më vulnerabël ndaj tyre.

 

- Këto përpjekje do të vazhdojmë t’i realizojmë me ndihmën e Kornizës së Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm, për të cilën jam e bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e politikave dhe aktiviteteve tona të ardhshme, gjatë realizimit të së cilës besoj shumë se nuk do të mungojnë rezultatet – shtoi zëvendësministrja Oxhaklieska.

Fjalime hyrëse mbajtën ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak, si bashkëkryetare e Komitetit Drejtues.