Takim bilateral me Zëvendëspresidenten e BEI-së Lilyana Pavlova

Мinistrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka zhvilluar takim bilateral me Zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane të Investimeve Liljana Pavlova dhe anëtarët e delegacionit që ajo kryesonte, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fonde granti për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit.

Билатерална средба со заменик-престедателката на ЕИБ, Лилјана ПавловаNë takim u diskutuan çështje konkrete lidhur me zbatimin e Marrëveshjes, me fokus në hapat dhe obligimet e ardhshme që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duhet të ndërmarrë dhe zbatojë. Përfaqësuesit e BEI-së theksuan se ekipi i mbështetjes teknike të Bankës është i gatshëm të nisë programin e investimeve për infrastrukturën ujore dhe nevojën që MMJPH të krijojë një komunikim më të drejtpërdrejtë me zyrën e BEI-së.

2(1)Gjithashtu u theksua nevoja që Ministria të vendosë një komunikim më intensiv me institucionet e tjera që u përfshinë në ciklin e fundit të zbatimit të mbështetjes financiare nga Banka. Sipas rëndësisë së madhe të këtij projekti për vendin tonë, ministrja Shukova elaboroi në detaje hapat e planifikuar dhe përcaktimin e kornizës kohore reale të realizimit dhe përmbushjes së pritshmërive.