Politikat ambicioze klimatike – sfidë dhe mundësi për vendet

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka zhvilluar sot një takim bilateral me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Petra Drexler, me kërkesë të ambasadores dhe në prag të Konferencës së 28-të të Palëve të UNFCCC-së.1_Sukova_germ.ambasadorka

Në takim u diskutuan pritshmëritë e dy vendeve lidhur me konferencën e ardhshme. Pikëpamja e përbashkët ishte se përfundimi me sukses i rishikimit të parë global është i nevojshëm, pasi ai duhet të ofrojë udhëzime për ciklet e mëvonshme të rishikimit të kontributeve kombëtare në Marrëveshjen e Parisit dhe financimin e aktiviteteve për të arritur qëllimet e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimit të rezistencës, vendosja e një objektivi të qartë për përshtatjen, mobilizimin e kapitalit privat si dhe funksionalizimin e fondit për humbjet dhe dëmet.2_Sukova_germ.ambasadorka

Ky sunim kërkon që të gjitha vendet të forcojnë zbatimin e politikave të dekarbonizimit, por në mënyrë të përgjegjshme dhe të drejtë, duke mundësuar qasje në energji për të gjithë.4_Sukova_germ.ambasadorka

Ajo që po bëjmë ne si shtet është që me shembullin tonë të tregojmë se vizioni dhe synimet ambicioze afatgjata dhe afatmesme janë të nevojshme dhe realizimi i tyre është i arritshëm me veprim të përbashkët dhe partneritet.3_Sukova_germ.ambasadorka

Ministrja Shukova përfundoi se për ne si shtet është shumë e rëndësishme qasja e integruar në adresimin e sfidave globale dhe evropiane. Në këtë drejtim, ajo ka informuar për statusin e draft Ligjit për Veprimin Klimatik, i cili ka hyrë në procedurë qeveritare.