Shukova në një takim me përfaqësues të monitorimit reaktiv – mision i UNESCO-s

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e misionit monitorues reaktiv të UNESCO-s, të cilët ishin për një vizitë treditore në vend, me qëllim të vlerësimit dhe përcaktimit të gjendjes së përgjithshme me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

1  Шукова на средба со претставници од реактивната мониторинг-мисија на УНЕСКОNë takim, ekspertë nga Qendra e Trashëgimisë Botërore (WHC), nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (ICOMOS) dhe Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), para përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe ekspertëve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor elaboruan gjetjet nga vizita e fundit në rajonin e Ohrit dhe diskutuan për aktivitetet aktuale në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e mjedisit që institucionet dhe subjektet përkatëse kanë ndërmarrë në rajon me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të UNESCO-s.

2  Шукова на средба со претставници од реактивната мониторинг-мисија на УНЕСКОMinistrja Shukova theksoi se vlera e jashtëzakonshme universale e trashëgimisë natyrore njihet në politikat dhe masat e MMJPH-së, dhe shtoi se Ministria po punon në mënyrë intensive në harmonizimin e legjislacionit mjedisor me sistemin, duke marrë pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e Planit Strategjik për Rehabilitim.

Ajo gjithashtu informoi se Ligji për shpalljen e Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur nga kategoria IV –  park natyror dhe Ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit – Monument Natyror tashmë janë në  procedurë parlamentare dhe pritet shpallja e tyre së shpejti.

- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar në përpjekjet për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore botërore në rajonin e Ohrit dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara, të gjitha me një qëllim – ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit në listën e UNESCO-s – tha Shukova.

3 Шукова на средба со претставници од реактивната мониторинг-мисија на УНЕСКОQë nga vizita e fundit, misioni reaktiv i UNESCO-s do të hartojë një raport me konkluzione dhe rekomandime që shteti do të duhet të veprojë për të mos humbur statusin e UNESCO-s.