U mbajt debati i parë publik mbi Draft-Ligjin për shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në kategorinë III

  Në Ohër është mbajtur e para nga dy debatet publike mbi Draft-Ligjin për shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në kategorinë III – monument natyre.

Ministrja Shukova bëri thirrje për veprim dhe bashkëpunim të përbashkët, si dhe kërkoi mbështetjen e të gjithë palëve të interesuar në realizimin e proceseve për mbrojtjen e kësaj zone, e cila përfaqëson trashëgiminë natyrore dhe kulturore, jo vetëm kombëtare, por edhe botërore.

1Akti për shpalljen e zonës së mbrojtur të liqenit të Ohrit përmban emrin e zonës së mbrojtur ose gjënë e rrallë natyrore, kategorinë e mbrojtjes së zonës së mbrojtur, veçoritë gjeografike dhe veçoritë tjera themelore, një hartë me kufijtë e zonës së mbrojtur, kufijtë e zonave që ekzistojnë brenda zonës së mbrojtur pastaj llojet e zonave në zonën e mbrojtur, regjimi i mbrojtjes dhe subjekti që do të menaxhojë dhe çështje të tjera të përcaktuara me aktin e shpalljes.

Draft-Ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit për monument natyre është përgatitur në përputhje me Studimin e Valorizimit që përcakton vlerat natyrore të zonës.

2Me miratimin e Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit – monument natyre, do të mundësohet ruajtja e gjendjes natyrore të liqenit përmbes mbrojtjes së vlerave natyrore, kulturore dhe vlerave të tjera si fenomen unik natyror në botë, parandalimi i veprimeve që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë mund të shkaktojnë përçarje të habitateve dhe ekosistemeve, krijimin e kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe rajonal, si dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që të mos kërcënojë mbijetesën e habitateve dhe specieve.