Oxhaklieska në takim me drejtorin e Teknikës popullore të Maqedonisë dhe një përfaqësues nga SPATUM

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të Teknikës popullore të Maqedonisë, Pero Mitrev, dhe me përfaqësuesen e Unionit të shpikësve dhe autorëve të përparimeve teknike të Maqedonisë – SPATUM, Slobodanka Trajkovska, e cila është edhe kordinatore e panairit të inovacioneve MAKINOVA dhe ECONOVA.Zam.ministerka_sredba_direktor_Narodna Tehnika

Tema e takimit ishte “Ekspozita Ndërkombëtare e 44-të për Inovacione, shpikje, patenta, dizajn, ide, produkte dhe teknologji të reja, marka tregtare, projekte kërkimore dhe kreativitet rinor – MAKINOVA 2023” dhe “Ekspozita Ndërkombëtare e 21-të për Inovacione Mjedisore dhe projekte kërkimore, ECONOVA 2023” e cila do të mbahet në periudhën prej 10 deri më 12 nëntor 2023 në komunën e Berovës. Ngjarja u mundëson novatorëve të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme si dhe novatorëve tashmë me përvojë të prezantojnë shpikjet dhe kërkimin shkencor të tyre, dhe në të njëjtën kohë është një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe vizioneve.

Oxhaklieska shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur të gjitha iniciativat e tilla që nxisin kreativitetin dhe hapin rrugën për krijimin e ideve, shpikjeve dhe inovacioneve të reja.Zam.ministerka_sredba_direktor_Narodna Tehnika_Pero Mitrev