INFORMATË PËR MEDIA 26.07.2017

Ju informojmë se më 27 korrik 2017 (e enjte) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku dhe kryetarët e 12 komunave do të nënshkruajnë marrëveshje për ndarjen e mjeteve financiare pushteteve lokale për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Mjetet janë ndarë në përputhje me Programin për investim në mjedisin jetësor për vitin 2017.

Nënshkrimi do të bëhet në Kabinetin e ministrit Duraku në orën 13:00 (ndërtesa e RTVM-së, kati i 10-të).

Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.