Uji

Uji është një burim i kufizuar dhe bazë, i nevojshëm për të mbajtur jetën, i cili siguron mirëqenien sociale, prosperitetin ekonomik dhe shëndetin e ekosistemit. Sipas gjendjes hidrografike në Republikën e Maqedonisë, ekzistojnë katër zona të pellgjeve lumore (Vardar, Drini i Zi, Strumicë dhe Moravë Jugore) dhe tre liqene natyrore (Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Dojranit). Pjesa më e madhe e ujërave janë vendqëndruese, të formuara në territor nga reshjet. Republika e Maqedonisë nuk është e pasur me ujëra sipërfaqësore dhe ato kryesisht varen nga paraqitja, kohëzgjatja dhe intensiteti i reshjeve. Si rezultat i strukturës morfologjike, hidrogjeologjike dhe hidrogjeografike të relievit, rrymat sipërfaqësore derdhen shpejt në rrjetin hidrografik (lumenj, përrenj dhe liqene) dhe uji derdhet jashtë vendit. Përjashtim bëjnë vetëm zonat karstike, ku uji qëndron nën sipërfaqe për një kohë të gjatë dhe ushqen ujërat rrjedhëse të rrjetit lumor.

Cilësia e rrjedhave ujore

Të dhënat për cilësinë e rrjedhave ujore në Republikën e Maqedonisë janë marrë nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike. Në kuadër të programit RIMSYS janë përcaktuar 20 pika matëse në lumenj dhe parametrat që monitorohen. Treguesit organoleptikë, mineralizimi, oksigjeni dhe aciditeti, përcaktuesit e eutrofikimit, mikrondotësit organikë, materialet e dëmshme dhe të rrezikshme, elementët biologjikë (Përbërja dhe bollëku i florës ujore dhe përbërja dhe bollëku i faunës jovertebrore bentike) monitorohen vazhdimisht në pikat matëse të mëposhtme:

Stacioni Lumi
Shën Bogorodica Treska
Kufiri, Vliv Lepenc Lepenc
Radushë, Taor, Nogaevci, Demir Kapi, Gjevgjeli, Bashino Selo Vardar
Pelincë, Banja e Katllanovës Pçinja
Trnovec Kriva Reka
Balvan Bregalnicë
Brod Eleshkë
Skoçivir, Vozarci Lumi i Zi
Novo Sellë Strumica
HEC Shpilje Drini i Zi
Boshkov Most Radikë

Të dhënat nga monitorimi i cilësisë së rrjedhave ujore mund t’i gjeni në linqet vijuese:

-   http://www.meteo.gov.mk/index.php?option=com_content&view=section&id=3&Itemid=4&lang=mk

Cilësia e rrjedhave ujore nga aspekti shëndetësor-ekologjik

Në bazë të Ligjit për Ujërat, organet përgjegjëse për kujdesin shëndetësor janë të detyruara të monitorojnë ujin e destinuar për konsum njerëzor dhe ujin për larje dhe të marrin masa për mbrojtjen aktive të popullatës nga sëmundjet infektive dhe sëmundje të tjera me rëndësi të lartë sociale dhe shëndetësore. Këto institute në kuadër të veprimtarisë së tyre kryejnë analiza mikrobiologjike, parazitologjike, higjienike, toksikologjike dhe biokimike.

Gjendja hidrologjike e lumenjve dhe liqeneve natyrore

Gjendja hidrologjike e lumenjve dhe liqeneve monitorohet nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike në pikat e përcaktuara matëse duke monitoruar rrjedhën e lumenjve dhe nivelin e ujit të liqeneve natyrore. Të dhënat nga monitorimi i parametrave hidrologjikë i gjeni në linkun vijues:

-   http://www.meteo.gov.mk/index.php?option=com_content&view=section&id=3&Itemid=4&lang=mk

Hulumtimi fizik dhe kimik i liqenit të Ohrit

Të dhënat për gjendjen cilësore të liqenit të Ohrit janë marrë nga Instituti Hidrobiologjik i Ohrit. Pikat matëse janë përcaktuar në bazë të konkluzioneve të hulumtimeve të viteve të mëparshme. Sipas Programit për monitorimin e ujërave të rajonit Ohër – Prespë matet niveli pellagjik i liqenit të Ohrit.

Në pellgun ujëmbledhës të Ohrit, në këtë periudhë kërkimore, pellagjiku ishte i mbuluar me një pikë matje në një shtyllë vertikale me dhjetë thellësi (0, 10, 20, 30, 40, 50, 75, 100, 150, 240).

Instituti Hidrobiologjik nga Ohri, në ujërat e liqenit të Ohrit, ka monitoruar vazhdimisht këto parametra:

  • Temperatura, qartësia, reaksioni i ujit (pH), alkaliniteti total, CO2 i lirë, oksigjeni (i tretur dhe ngopja), konsumi biokimik i oksigjenit, lënda organike e tretur e biodegradueshme përmes konsumit të permanganatit, komponimet e azotit (amoniaku, azoti total organik Kjeldahl, nitritet dhe nitratet) dhe fosfor total.